Ka vdekur edhe gruaja shtatzënë e cila kishte marrë lëndime serioze si pasojë e aksidentit që ndodhi më 22 shkurt në rrugën Ferizaj – Shtime.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga shefi i Intensives Shaqir Uka.
“Po, është e vërtetë. Pacientes që ju i referoheni ka vdekur sot rreth orës 13:00. Ajo nuk ka arritur t’ju bëjë ballë plagëve të marra nga aksidenti në rrugën Ferizaj – Shtime”, tha Uka.
Si pasojë e këtij aksidenti vdiqën edhe katër persona të tjerë.
Ndërkaq i lënduar ka mbetur edhe një burrë.