/

Salah drejt largimit nga Liverpool?

Mohamed Salah nuk dëshiron të largohet nga Liverpool.

Javët e fundit, shumë thashetheme kanë qarkulluar për të ardhmen e egjiptianit, por për të zgjidhur këtë situatë mendoi Ramy Abbas, agjenti i sulmuesit të Liverpool-it.

Në një reagim në “Twitter”, Abbas i cilësoi këto lajme si marrëzi, ndërsa theksoi se një opsion i tillë nuk është menduar ndonjëherë.

“Marrëzi. Asnjë nga këto nuk është diskutuar apo menduar ndonjëherë dhe nuk na ka shkuar kurrë në mendje”-deklaroi agjenti i Salah.

Leave a Reply

Your email address will not be published.