Haxhiu: I thashë Molliqajt, nuk duhet assesi të dalësh nga VV-ja

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar për DTV se i kishte thënë Dardan Molliqajt më 2017 që të mos dilte nga VV-ja.

Molliqaj i priu një grupi që doli nga VV më 2018, ndërkohë që ai në atë kohë e mbante pozitën e Sekretarit Organizativ në këtë subjekt politik.

Haxhiu thotë se i kishte kërkuar atij të mos dilte dhe të vazhdonte betejën brenda. Ai po ashtu shton se ksihte atmosferë të rëndë në VV në atë kohë, sa që përpak nuk eskaloi në përleshje fizike dhe gjuajtje me armë.

“I thashë Molliqajt, nuk duhet assesi të dalësh nga VV”, tha ai.

“I kam treguar arsyet pse duhet të rrijë. Por atmosfera që ka qenë në VV ka qenë e rëndë. Aq e rëndë sa që ka pasur gati përleshje fizike dhe me armë. Një grup që tani është ruajtur që të mos shkojë deri te kjo pikë, pasi ka qenë momenti kur Albin Kurti dëshironte të kishte pozicionin e kryetarit të VV-së. Dhe e bënte në momentin kur ndodhin këto përplasje”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.