Vazhdon aksioni në rastin “Brezovica”, bastisje në disa komuna

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve, sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Lipjani.

Sipas Prokurorisë, këto aksione janë zhvilluar për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të iu informojë në vazhdimësi lidhur me këtë aksion, raporton DTV.

Leave a Reply

Your email address will not be published.