Kusari-Lila: Vuçiqi në Bruksel tha se “më falni që nuk kuptoj shqip”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për takimin e Brukselit më 27 shkurt ku u takua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Teksa elaboronte marrëveshjen, Kusari-Lila tha se Qeveria e Albin Kurtit ka arritur të bëjë transformim të procesit të dialogut.

E një nga simbolikat për këtë e mori edhe atë që presidenti serb Vuçiq iu ka kërkuar falje gazetarëve që nuk kupton shqip.

“Deklaratat e Vuçiqit: Kurti nuk e njohu Zajednicën, nuk e pranoi Zajednicën, më falni shqiptar që nuk flas shqip”, ka thënë Kusari-Lila teksa para kësaj tha se Vuçiqi e kishte pyetur Avdullah Hotin në mënyrë poshtëruese “a kupton serbisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.