​Abdixhiku dhe Kusari-Lila përplasen në Kuvend

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është përplasur ashpër me shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në seancën e sotme të Kuvendit.

Në debatin për dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë në bazë të planit të BE-së, Abdixhiku tha se nuk mund t’i marrë për bazë qëndrimet e një zyrtare që ka qenë vartëse e një mori pushteteve.

Abdixhiku: Ish vartëses së pushteteve nuk mund t’i flas për kurrizin politik

Video:

“Ish këshilltares së Bajram Rexhepit të PDK-së, të ndjerit, ish nënkryetares të Behgjet Pacollit në AKR, ish zëvendëskryeministres së Hashim Thaçit në qeveri, ish partneres së koalicionit dhe deputetes së Isa Mustafës në LDK dhe shefes aktuale të deputetëve të Albin Kurtit, nuk mund t’i flas për një çështje që nuk e kupton dhe që është moraliteti dhe kurrizi politik”, tha ai.

Por atij i reagoi Kusari-Lila, e cila tha qëllimi kryesor i Abdixhikut është gjuha e urrejtjes ndaj gruas në politikë.

Kusari-Lila: Qëllimi kryesor i Abdixhikut është gjuha e urrejtjes ndaj gruas në politikë

Vidoe:

“Gjitha këto lëvizje që mundoheni t’i bëni para qytetarëve të Republikës kanë vetëm një qëllim, për të ushqyer një gjuhë të urrejtjes ndaj gruas në politikë. Kjo është fytyra juaj e vërtet që e përsëritni për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës. Nuk e keni bërë herën e parë pa qëllim, nuk e bëtë as herën e dytë. Njëjtë sikur mund t’i them unë dikujt nga partia juaj, zëvendëskryeministër i Albinit, zëvendëskryeministër ose ministër i Punëve të jashtme të Hashimit, bashkë partner i Behgjetit, Fatmirit, Ramushit. Me gjithë këta keni qenë në bashkëpunim, cili është dallimi i bashkëpunimit tuaj dhe bashkëpunimit të një gruaja. Kjo është gjuha juaj”, tha ai.

Në fjalën e tij, Abdixhiku, kritikoi sërish edhe kryeministrin Kurti, ku tha se ai në foltore në Kuvend po flet tjetër gjë që figuron në propozimin e BE-së për dialogun.

Abdixhiku: Kurti po flet ndryshe nga ajo çka është në planin e BE-së për dialogun

Video:

“Dua të flas për dy çështje që ekzistojnë në paralele. Në foltore thotë unë insistojë të ballafaqojë të shkuarën me Serbinë por në tekst thotë për të tejkaluar trashëgiminë e së kaluarës me Serbinë. Në foltore flet ndryshe në tekst thuhet ndryshe. Janë dy gjera të kundërta. Temën që e ngrite the se palëve u është kërkuar të ketë njohje reciproke nga presidentët amerikanë, por pse vendose të përfundosh në paragjykim për çështjet e statusit të vendeve”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.