8 milionë euro ndahen për përformancën komunale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka hapur Grantin e Performancës Komunale, me ç’rast gjashtë komuna do të jenë në garë për të përfituar, ndërsa granti për këtë mbështetje komunale do të jetë 8 milionë euro, raporton DTV.

Ministri i këtij dikasteri, Elbert Krasniqi, ka thënë se Ministria që ai e drejton është e përkushtuar ndaj komunave.

“Kjo ceremoni simbolizon kurorëzimin e arritjes dhe përkushtimin e komunave për të siguruar mbështetje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët për projektet e tyre. Në mënyrë që të kemi garë të drejtë, transparente dhe të barabartë kemi ndërmarrë disa hapa të cilët kanë qenë të rëndësishëm, për funksionimin e skemës së granit të performancës komunale. Fillimisht kemi zhbllokuar grantin e performancës komunale, i cili kishte mbetur peng, si pasojë e kalkulimeve politike”, ka thënë Krasniqi.

“Kemi institucionalizuar skemën e grantit përmes hartimit të ligjit për sistemin e menaxhimit të performancës komunale. Këtë vit granti për mbështetje komunalë do të jetë 8 milionë euro. 6 komuna do të jenë përfituese”, u shpreh Krasniqi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.