Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, i cili vdiq gjatë ditës së sotme, raporton DTV.
Kjo u bë me kërkesë së deputetes së PDK’së, Ganimete Musliut.
“Në foltore kam dalë që të kërkoj nga ky Kuvend që të ngritet në këmbë dhe të mbajë 1 minutë heshtje për veteranin e UÇK’së, Agron Haradinajn, i cili sot ka ndërruar jetë. Në shenjë respekti respekti për veprën e Haradinajt, kërkoj një minutë heshtje”, tha Musliu.