Abdixhiku ia përmend postet politike me emrat e shefave, Kusari-Lila e akuzon për gjuhë mizogjene

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka replikuar me deputeten Mimoza Kusari-Lila, duke ia përmendur pozitat politike që ajo ka mbajtur.

“Ish-këshilltares të Bajram Rexhepit në PDK, të ndjerit, ish-nënkryetares së Behgjet Pacollit në AKR, ish-zëvendëskryeministres së Hashim Thaçit në Qeveri, ish-partneres së koalicionit dhe ish-deputetes së Isa Mustafës në LDK dhe shefes se Grupit Parlamentar të Albin Kurti dhe s’po flas për pesë persona, por për një, nuk mund t’i flas që s’e kupton e që është moraliteti dhe kurrizi politik”.

Kësaj iu përgjigj ashpër Kusari-Lila nga foltorja.

Pasi ia përmendi se ndërrimin e partnerëve të koalicionit, Kusari-Lila tha se kjo gjuhë e përdorur nga Abdixhiku është mizogjene.

“Sa i përket gjuhës seksiste, mizogjene që përdorni ndaj një gruaje, se s’jeni i pari, që mundoheni të bëni asociimin e një gruaje me burra të tjerë”.

Ajo tha se ka qenë në vetëm dy parti, AKR dhe Alternativa.

“Të gjitha këto lëvizje që mundoheni t’i bëni para qytetarëve të Kosovës, ta dini që e kanë vetëm një qëllim; për ta ushqyer një gjuhë të urrejtjes ndaj gruas në politikë. Dhe kjo është fytyra juaj e vërtetë që e përsërisni për herë të dytë në Kuvend. Nuk e keni bërë herën e parë pa qëllim, nuk e bëtë as herën e dytë. Njëjtë sikurse unë mund t’i them unë dikujt nga partia juaj zëvendëskryeministër i Albinit, ministër i Punëve të Jashtme i Hashimit, bashkëpartner i Behgjetit, bashkëpartner i Fatmirit, bashkëpartner i Ramushit. Të gjithë këta që po i përmendi, partia juaj ka bashkëpunuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.