Dy vetëvrasje në Kosovë

Gjatë 24-orëve të kaluara janë regjistruar 2 vetëvrasje, një në Prishtinë dhe një në Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është raportuar në mesditën e së enjtes në Prishtinë ku një mashkull në rrethana të panjohura është vetëvrarë.

“Prishtinë, 02.03.2023 – 11:29. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse një vetëvrasje tjetër raportohet se ka ndodhur në Fushë-Kosovë pak para mesnatës, ku një grua ka rënë nga ndërtesa.

“Fushë Kosovë, 02.03.2023 – 22:45. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga një objektit banesor .Njësiti policor përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit iniciohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Obduksion IML”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.