Hoti numëron dështimet e Qeverisë Kurti në ekonomi, “me rëndësi po vazhdon vala 62 e privatizimit”

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka numëruar dështimet e Qeverisë Kurti në ekonomi, dhe vendimet që po e rëndojnë jetën e qytetarëve të vendit.

Në një postim në Facebook, deputeti i LDK-së ka ironizuar se “me rëndësi është po vazhdon vala 62 e privatizimit”. Sikur dihet, kryeministri Kurti kishte ardhur në pushtet duke premtuar se do të ndalte privatizimet dhe do ta mbyllte krejt këtë agjenci.

POSTIMI I PLOTË:

  1. Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë.
  2. Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë.
  3. Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë.
  4. Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator.
  5. Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr.

Por këto janë kaluese e të parëndësishme.

Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!

Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published.