Tre persona arrestohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor-mashtrim në Gjilan

Dy burra dhe një grua janë arrestuar dje në Gjilan, pasi dyshohet se kanë trajtuar në mënyrë jo të ligjshme një të moshuar.

Sipas Policisë, të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar” dhe me qëllim të përfitimi personal për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1 mijë euro për muaj.

“Gjilan 10.02.2023 17:20 Më 03.03.2023 janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovarë pasi që dyshohet se te njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër kosovare – e moshuar. Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1000 € për muaj.”, ka bërë të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor-mashtrim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.