Një person arrestohet në Fushë Kosovë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një person është arrestuar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00, në Fushë Kosovë dhe është cilësuar si “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.