Aliu për ngushëllime në Gllogjan: Ky ishte Agroni, që dha gjithçka për vendin tonë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka shkuar në Gllogjan për ngushëllime më rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Agron haradinaj.

Në Facebook, ai ka shkruar se burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër atdheut.

“I burgosur politik në regjimin e atëhershëm, luftëtar i zoti i Ushtrisë Çlirimtare, e mbi të gjitha frymëzim për atdhedashuri! Ky ishte Agroni, që dha gjithçka për vendin tone”, ka shkruar ndër të tjera Aliu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.