Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka paralajmëruar investime nga një kompani gjermane e dritave LED.
Përmes një postimi në Twitter, Zogaj ka njoftuar se investitore do të jetë kompania “MUNDA”, por s’ka dhënë detaje se për çfarë projekti bëhet fjalë.
“Me kënaqësi prita në takim investitorët gjermanë të kompanisë MUNDA. Jam i lumtur që një projekt gjigand po fillon në Prishtinë. Suksese MUNDA!”, ka shkruar Zogaj.
Munda është një nga kompanitë më të specializuara gjermane në fushën e teknologjisë së dritave LED.