Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” ka nisur marshin e organizuar me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Marshi ka nisur nga Pallati i Drejtësisë. “Sot marshojmë, çdo ditë festojmë” e “Marshojmë s’festojmë” kanë qenë thirrjet e grave në këtë marsh, raporton DTV.
Në nisjen e marshit ka folur Elvedina Hajdari, e cila disa herë e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për dhunë e shqetësime.
Marshi do të vazhdohet deri te Qeveria e Kosovës.