Qeveria Kurti ia ka zgjatur mandatin drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi.
Propozimi erdhi nga Ministria e Arsimit, bazuar në performancën dhe punën e tij të mirë në këtë institucion.
“Propozim-vendimi për ri-zgjatjen e mandatit të AKK-së, në kuadër të MAShTI-it. Kjo vjen bazuar në performancën e treguar nga Gashi dhe vlerësuar nga Ministria e Arsimit”, tha fillimisht kryeministri Albin Kurti.
Ndërkohë, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku ka thënë sot se gjatë tri viteve të mandatit të tij, Gashi ka pasur performancë të mirë në AKA.
Më pas, ky propozim-vendim u miratua në mbledhjen e qeverisë, ku nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.
“Ju lus që bazuar në këto që u tha, ta miratoni propozim-vendimin e MASHTI-t për rizgjatjen e mandatit të drejtorit Gashi”, tha ajo.