65 për qind e gazetarëve në Kosovë që rapotojnë në terren janë gra.
Kështu thuhet në hulumtimin vjetor të prezantuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me rastin e 8 Marsit- Ditës së Gruas, përcjellë DTV.
AGK-ja thotë se ato shpesh e kanë rrezikuar edhe vetën.
“Njëherësh, ju inkurajojmë që të mos hiqni dorë nga ushtrimi i profesionit, pavarësisht presionit që ndonjëherë e krijon opinioni publik”, thuhet në njoftim.