Mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së, diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, do të mblidhet sot ku në rendin e ditës është edhe leximi i parë i aprovimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kështu ka njoftuar Demush Shasha, i cili është drejtor i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane.

Shasha në një postim gjatë së mërkurës tha se Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, tha Shasha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.