Nipi rrah gjyshen dhe arratiset

Një grua e ka lajmëruar në polici nipin e saj se e ka sulmuar fizikisht dhe i ka demoluar shtëpinë, derisa sipas saj ishte nën ndikimin e substancave narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës nga gjykata kompetente kurse i dyshuari është arratisur.

“Zveçan 08.03.2023 – 11:55. Ankuesja kosovare ka njoftuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të substancave narkotike, e ka sulmuar fizikisht si dhe ka demoluar gjërat shtëpiake. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë. Viktimës i është lëshuar nga gjykata urdhër mbrojtës. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në raportin policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.