Vushtrri: Burri dëbon nga shtëpia gruan dhe djalin dy vjeçar

Një femër ka njoftuar se bashkëshorti i saj e ka dëbuar me forcë nga shtëpia bashkë me djalin e saj dy vjeçar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:30, në Vushtrri.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri 07.03.2023 – 23:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj e ka dëbuar me forcë nga shtëpia bashkë me djalin e saj 2 vjeçar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Sipas raportit, viktima është dërguar në strehimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.