“Aktivist i orëve të para”, LDK e përkujton me akademi Haki Rugovën

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova u mbajt Akademi Përkujtimore organizuar nga kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Po ashtu nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, me familjarë dhe bashkëpunëtorë, bënë homazhe në nderim të Haki Rugovës.

“Janë bërë një vit nga ikja në amshim e njërit ndër veprimtarëve të shquar politik të Kosovë, ish-nënkryetarit të LDK-së e ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova. Hakiu ishte personalitet i veçantë; i vendosur, vizionar e këmbëngulës në qëndrimet e tij. Mbi të gjitha bashkëpartiak i pakompromis i rrugëtimit politik, institucional e rugovist. Ky rrugëtim politik e në shërbim të qytetarëve nuk e ndali deri në vdekje. Tash një vit, LDK-ja humbi aktivistin e orëve të para që me bashkëveprimtarë të mëdhenj trasuan rrugën për liri, pavarësi e demokraci. Veprimtaria e tij politike ishte ngushtë e ndërlidhur me qytetarët e Istogut që vazhdimisht i dhanë besim të rikonfirmuar në tre palë zgjedhje, prandaj dhe për LDK-në mbetet motiv i përpjekjes dhe fitores”.

Haziri tha se Haki Rugova ka lënë një bagazh të madh patriotik e politik që nga vitet e 90-ta, prandaj “do ta kujtojmë gjithmonë veprën e tij madhore në shërbim të vendit”.

“I përjetshëm, kujtimi për Haki Rugovën!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.