Vdes gruaja që u aksidentua 3 muaj më parë

Ka ndërruar jetë në QKUK një grua e aksidentuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 8 dhjetor në fshatin Korishë të Prizrenit derisa e lënduara ka ndërruar jetë të enjten në QKUK në Prishtinë.

“Fsh. Korishë, Prizren 08.12.2022 – 20:00. Me datën 09.03.2023 në QKUK Prishtinë, viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pajetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.