Detaje nga aksidenti ku mbeti i vdekur një këmbësor

Lajmin për DTV e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, këmbësori ka ndërruar jetë pasi kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për DTV.

Ajo po ashtu tregoi se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa ngasësi i veturës është shoqëruar në stacion policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.