Oda Ekonomike e Kosovës cilëson se zgjidhja për ekonominë e Kosovës është arsimi profesional, përmes mesimit dual.
“Nuk mund të këtë zhvillim të ekonomisë kosovare pa fuqi punëtore të kualifikuar dhe të pajisur me aftësi dhe shkathtësi adekuate. Kjo arrihet vetëm duke bashkëpunuar sektori privat me sektorin e arsimit”, thuhet në shkrimin e Odë në Facebook.
Ndërsa, kryetari i saj, Lulzim Rafuna, tha se kjo ide do ta ketë përkrahjen e plotë për implementimin e mesimit dual në profilet jashtëzakonisht të nevojshme për ekonominë kosovare.
“Unë si kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ju siguroj që do të keni përkrahjen tonë të plotë për implementimin e mesimit dual në profilet jashtëzakonisht të nevojshme për ekonominë kosovare, përkatësisht Metali, automekanika dhe tekstili“ ka thënë ai.
Kryetari Rafuna vizitoi shkollën profesionale/Qendër e kompetencës ku u prit nga Drejtori, Blerim Gërvalla dhe bashkëpunëtorët e tjerë të shkollës.
“Bashkëpunimi në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe këtij Institucioni tanimë ka një traditë dhe tanimë kishte një pajtueshmëri që ky bashkëpunim të thelohet akoma më shumë dhe të jemi model të implementimit të mësimit dual në Kosovë”, shkruhet tutje në postim.