Një foshnje dymuajshe ka vdekur të premten në mëngjes.
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “Muhamet Haxhaj”, në Prishtinë.
tutje në njoftim thuhet se foshnja ka vdekur në rrethana të panjohura, andaj edhe është duke u hetuar rasti.
“Në rrugën ‘Muhamet Haxha’, viktima mashkull kosovar (foshnje-dymuajshe) në rrethana deri më tani të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.