uedia ka nisur një hetim ndaj politikanit danez të së djathtës ekstreme, Rasmus Paludan, i njohur për djegien e Kuranit, raportuan mediet të premten.
Paludan-i dyshohet se nxiti “një grup njerëzish” me provokimin e tij në prillin e vitit të kaluar, duke theksuar se hetimi po niset gati një vit pas incidentit.
Prokurori i rastit, Adrien Combier-Hogg, tha se, për shkaqe teknike, u nevojit gati një vit për ta nisur hetimin.
Paludan-i i tha gazetës “Dagens Nyheter” se nuk do të shkojë në Suedi për t’u marrë në pyetje për shkak të shqetësimit për sigurinë.
Kjo gazetë, megjithatë, raportoi se policia suedeze ka një plan të hollësishëm për marrjen në pyetje të të dyshuarit në mënyrë të sigurt.
Së fundmi, Paludan-i, kryetar i partisë së të djathtës ekstreme, Stram Kurs, dogji një kopje të Kuranit afër ambasadës turke në Stokholm më 21 janar, me leje për këtë aktivitet nga autoritetet suedeze dhe me mbrojtje policore.
Në javën pasuese, ai dogji një kopje të librit të shenjtë të Islamit përballë një xhamie në Danimarkë dhe tha se do ta përsërisë këtë gjest çdo të premte derisa Suedia të anëtarësohet në NATO.
Veprimet e tij kanë shkaktuar reagime të shumta në mesin e komunitetit turk në Suedi, por edhe te myslimanët në vende të tjera të botës.