Azemi: Po të ishte LDK në qeveri nuk do të shtrenjtohej rryma

Si pasojë e neglizhencës së qeverisë mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Kështu vlerëson Visar Azemi nga LDK, i cili thotë se ekzekutivi nuk i ka paraprirë krizës

“Tash është e pashmangshme ngase nuk ka ku shkon më. Po të ishin bërë marrëveshje nuk do të kishte ardhur deri tek shtrenjtimi”, është shprehur Azemi.

Ai ka theksuar se po të ishte LDK ajo që do të qeveriste me vendin, tarifat e energjisë nuk do të ndryshonin.

“Po të ishte LDK në qeveri do të merrnim masa që të menaxhohej kriza, e të mos vinte deri tek shtrenjtimi”.

Azemi gjithashtu vlerëson se edhe miratimi i Strategjisë së Energjisë 2022-2031 është hap i vonuar.

“Kjo tregon se nuk është marrë askush me sektorin e energjisë. Strategjia është miratuar para tre ditë dhe kjo tregon për seriozitetin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.