Rritet dhuna në familje, 404 raste u raportuan në janar e shkurt

2764 raste të dhunës në familje janë paraqitur në Policinë e Kosovës vitin e kaluar, ndërsa vetëm në dy muajt e parë të vitit 2023 janë evidentuar 404 raste të reja.

Shumica e viktimave, mbi 70 për qind, janë vajza dhe gra.

Këto statistika po vlerësohen shqetësuese nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe nga Komisioni për Barazi Gjinore. Por, konsiderohet se rritja e rasteve ka ardhur edhe si rezultat i paraqitjes më të madhe, falë sensibilizimit nga organizatat e shoqërisë civile.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka bërë të ditura statistikat për 14 muajt e fundit.

“Gjatë vitit 2022, policia ka iniciuar 2764 raste të dhunës në familje; në këto raste 2289 viktima kanë qenë femra dhe 519 meshkuj”.

“Gjatë janarit 2023 janë evidentuar 216 raste të dhunës në familje, në këto raste 177 viktima kanë qenë femra dhe 54 meshkuj. Kurse gjatë muajit shkurt 2023, janë evidentuar 188 raste të dhunës në familje, nga të cilat 143 viktima kanë qenë femra dhe 45 meshkuj”.

“Numri i rasteve nuk është i barabartë me numrin e viktimave (ankuesve) pasi në një rast mund të ketë më shume se një viktimë, pra numri i viktimave është më i madh se numri i rasteve”, thuhet në përgjigjen e Policisë dërguar EO-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.