Mblidhet Komisioni për Buxhet, nuk dihet nëse do të diskutohet për çështjen e guvernatorit

Sot Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë mbledhje, por në pikat e rendit të ditës nuk është përfshirë çështja e listës për guvernator, e cila ka ngjallur jo pak reagime në publik.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, anëtarët e komisionit kërkuan nga Paneli sqarime me shkrim rreth procesit dhe vlerësimeve për kandidatët rreth pretendimeve për shkeljet ligjore që janë bërë nga ana e Panelit përzgjedhës duke dërguar kandidatë në listë që kanë qenë me pikë të barabarta dhe duke eliminuar të tjerë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja ka kërkuar që sa më shpejt të dërgohen materialet e kërkuar në Komision për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të ri.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, në mbledhjen e fundit ka thënë se Bashkim Nurboja ka shkelur rëndë Kushtetutën e Kosovës, me rastin e propozimit të kandidatëve.

“Nuk mundesh me shkel Kushtetutën me asnjë ligj, fakti është se fakt se ke shkelur rënd kushtetutën e Kosovë, nuk e përkrahi raportin e panelit për emra për guvernator”, tha ajo sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe financa ku po shqyrtohet lista me emra për guvernator.

Për dyshimet në përzgjedhjen e emrave për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, edhe vetë për një letre kryetari i Komisionit së panelit përzgjedhës, Flamur Mrasori, ka shprehur dyshime se është shkelur një nga parimet bazë të Kushtetutës: Barazia para ligjit, që është një nga parakushtet për funksionim të rendit dhe ligjit e që institucionet e Kosovës, së fundi janë krenuar.

Sipas kryetarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve, edhe pse dy kandidatë kanë pasur vlerësim identik, emri i njërit është dërguar për votim në Kuvend, e tjetri jo. Kjo sipas Mrasorit, përbën cenim të Parimit të barazisë para ligjit. “Propozimi që është miratuar më shumicë votash ka qenë propozimi që lista përfundimtare të përfshijë katër (4) kandidatë që t’i propozohen Kuvendit të Kosovës. Lidhur me këtë propozim, vota ime është kundër, andaj edhe parashtroj këtë mendim të ndarë”, thuhet qysh në hyrje të letrës që mban datën 30 janar 2023.

Përveç Flamur Mrasorit, i cili së fundi ka përfunduar mandatin në BQK, anëtarë të komisionit vlerësues ishin Bashkim Nurboja dhe Nora Latifi-Jashari. Bashkim Nurboja ka qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Pejës dhe gjithashtu kandidat për deputet. Si Nurboja edhe Latifi-Jashari janë votuar në Kuvend nga shumica parlamentare e Vetëvendosjes.

Guvernatori i tanishëm Fehmeti Mehmeti e kandidatja Shkëndije Himaj në vlerësimin e Komisionit për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës ishin me pikë të barabarta. Të dy u vlerësuan me nga 26 pikë të Komisionit, por, pavarësisht kësaj, vetëm njëri nga ta shkoi për në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës. Shkëndije Himaj ka pasur disa herë procedurë disiplinore me komisionet brenda BQK-së lidhur me shkelje të ndryshme që ka bërë gjatë përvojës së saj në cilësinë e Këshilltares së Lartë të Bordit Ekzekutiv për Sektorin Financiar. “Më datë 25.01.2022, Himaj Zekaj i është bërë vlerësimi i përformancës në punë për vitin 2021 (01 janar 2021 – 31 dhjetor 2021), ku me këtë rast është vlerësuar më notën Pamjaftueshëm (0- 1.4), që nënkupton vlerësim i dobët. Po ashtu edhe më datë 04.04.2022, Himaj Zekaj, i është bërë vlerësimi i përformancës në punë për tre (3) mujorin e parë të vitit 2022 (01 janar – 31 mars 2022), ku me këtë rast është vlerësuar më notën Pamjaftueshëm (0-1.4), që nënkupton vlerësim i dobët”, thuhet në këtë raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.