Syla i reagon Kurtit pas përkujtimit të Gjingjiqit: Han pllazma keksa msheft

Analisti Valon Syla ka reaguar ashpër pas përkujtimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë ish-kryeministrit serb të vrarë, Zoran Gjingjiq.

Syla ka thënë se Kurti e ndal fjalimin në kohën e Ezanit, por han pllazma keksa fshehurazi.

“Albini e ndal fjalimin për Ezan, por han pllazma keksa msheft, bre dreqi në bark ja hongt’. Importi me Serbi kurrë ska qenë ma i madh se me Qeverinë e tij. E lavdon Ivanovicin e Djindjicin. Por i shanë patriotat shqiptarē, prej Rugovës, Thaçit e Veselit e të tjerë… veç të vdekurit janë të mirë për të,”-ka shkruar Syla.

Tutje Syla ka thënë se e vetmja gjë që do të na bëjë të kuptojmë se nëse Kurti është vetëm një “rrenc oportunist” apo “degjenerik” i çmendur është jetësimi i Zajednicës.

“I ka mbet vec edhe Zajednica me jetësu, që me kuptu një send të gjithë ne, edhe 51 përqindshi edhe 49shi. Ose është vec një rrenc oportunist që s’ka lon sen pa lëpi që e ka pshty, ose që është një degjenerik i çmendun, që euforinë kosovare dhe naivitetin politik ka me e udhëheq deri në gërrminën ma të madhe historike. Atëherë kur të gjithë e kuptojnë, do të jetë vonë. Te shohim,”– është shprehur Syla, ndërsa ka përfunduar duke thënë se Kurti do ta ketë të vështirë të dalë “pozitiv prej historisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.