Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e ka quajtur krim djegien e Gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj.
Çeku tha se kontratën për restaurimin e gjimnazit e kanë nënshkruar javën e kaluar, teksa shtoi se sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën.
Ai potencoi se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë, njofton DTV.
“Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”
“Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalojnë”, shkroi Çeku.