Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpërndarë foto të xhudistes kosovare, Distria Krasniqi gjatë fushatës së Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për të shënuar “500 ditë deri në Lojërat Olimpike në Paris”.
Kjo fushatë u realizua afër kullës Eiffel, ku edhe do të mbahen garat e xhudos.
Po ashtu, edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka ka publikuar fotot Krasniqit gjatë ushtrimeve në Paris.