/

Infantino e fiton edhe një mandat në krye të FIFA-s

Kandidati i vetëm për president të FIFA-s, Gianni Infantino, është rizgjedhur me aklamacion për një mandat të ri deri në vitin 2027 në Kongresin e organizatës të mbajtur në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.

Tashmë është zyrtare. Infantino nuk largohet nga posti i presidentit dhe konfirmohet deri në vitin 2027 si i pari federatës botërore të futbollit.

Infantino ishte i vetmi kandidat, por gjatë kongresit të 73-të të FIFA-s që u mbajt sot (e enjte) në Kigali të Ruandës, ai u konfirmua me aklamacion dhe për këtë arsye do të qëndrojë në detyrë edhe për 4 vite të tjera.

Me marrjen e sotme të besimit, Infantino nis mandatin e dytë si president i FIFA-s.

Në fakt, ai u zgjodh për herë të parë në shkurt të 2016, duke pasuar Issa Hayatou, president i përkohshëm nga viti 2015 deri në vitin 2016 pas aktakuzës së presidentit të atëhershëm Joseph Blatter.

Reklama

Pjesë e kongresit ishin edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në krye me kryetarin Agim Ademi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.