Prokuroria Themelore në Pejë po vazhdon aksionin e saj ndaj ndërmarrjes “K.R.M Ambienti” në Pejë. DTV mëson se gjatë këtij aksioni, i cili ka filluar mëngjesin e sotëm, janë shoqëruar nëntë persona në polici.
Sipas burimeve, në polici janë shoqëruar disa anëtarë të Bordit të kësaj kompanie, zyrtarë si dhe ish-zyrtarë të saj.
Ata po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Megjithatë, këtë aksion të prokurorisë e ka konfirmuar për Paparacin, Shkodran Nikçi, zëdhënës i prokurorisë në Pejë.
“Krejt çka mund të ju them është se po prokuroria ka ndërmarrë një aksion në kompaninë “Ambienti”, për të tjera detaje do të dalim me njoftim zyrtar pas aksionit”, tha ai.