U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës bisedojnë për intensifikimin e bashkëpunimit

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim pune Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor, z. Kushtrim Hodaj.

Në këtë takim u bisedua për avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve, për sfidat gjatë zbatimit të Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe për ngritjen e kapaciteteve ndërinstitucionale për tejkalimin e sfidave.

Në fund të takimit, U.D. Kryeprokurori Kelmendi, ka falënderuar Kryeshefin Hodaj për bashkëpunimin e deritanishëm që Inspektorati Policor e ka pasur me institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.