Një person ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:40, në fshatin Kaçanik i Vjetër, në Kaçanik.
Po ashtu bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur – viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.