Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbështetjen e plotë të institucioneve në dialogun Kosovë – Serbi
Daçiq ka thënë se është i bindur që Vuçiq “do t’i mbrojë interesat kombëtare të Serbisë”.
Sa i përket kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Daçiq ka thënë se ai ka synim përfundimtar “dëbimin e serbëve nga Kosova”.
“Ne japim mbështetje kur është fjala për procesin e negociatave me institucionet e përkohshme të Prishtinës. Vuçiqi ka mbështetjen tonë dhe sigurisht do ta mbrojë në mënyrën më të mirë interesin kombëtar dhe shtetëror, por edhe atë që është e rëndësishme, rrugën evropiane të Serbisë”, ka thënë Daçiq, raporton Tanjug.
Ai ka thënë tutje se qëllimi kryesor i Kurtit është dëbimi i serbëve nga Kosova