Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti sa i përket gatishmërisë për të nënshkruar një marrëveshje në Vilën e Titos, ndërsa kishte refuzuar një të tillë në Uashington.
“Kryeministrit nuk i pelqeu të nënshkruante marrëveshje në Shtëpinë e bardhë…! Ai përzgjodhi Villën e Titos …!”, shkroi ai.
Pas rreth 12 orë bisedimesh ka përfunduar takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.