Kurti: Nuk hezitoj sepse guxoj!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas përfundimit të takimit në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se është arritur një njohje de-facto dhe se pala serbe është duke i ikur nënshkrimit pasi i njëjti do t’i mundësonte të dy palëve njohjen shtetërore në të gjtiha instancat ndërkombëtare.

Ai gjtihashtu ka deklaruar se njëjtë sikurse më 27 shkurt, edhe sot ishte i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen që do të qonte në normalizim të marrëdhënieve, raporton Indeksonline.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.