Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka publikuar momentin kur e kanë gjuajtur me tortë zv.kryeministrin Besnik Bislimi.
Molliqaj ka lënë të kuptohet se këtë veprim e kanë bërë shkaku i “Zajednicës”.
“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00.#dorëheqje“, ka shkruar Molliqaj.