Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një gruaje, shtetase e Gjermanisë i ka shkuar një letër me përmbajtje kërcënuese.
Rasti ka ndodhur më 16 mars në rrugën “UÇK”, Prishtinë.
“Ankuesja femër shtetase e Gjermanisë ka deklaruar se i kishte ardhur një letër me përmbajtje kërcënuese”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si “kanosje”. Rasti është duke u hetuar.