Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Presidenca ka shkruar se 24 vjet më parë, forcat serbe vranë barbarisht 80 civilë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë njëvjeçarë.

“24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë barbarisht 80 civilë të Lubeniqit, në mesin e të cilëve edhe fëmijë nga 18- muajsh e deri në 17- vjeçar. Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë.

Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, thuhet në shkrimin e Presidencës së Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published.