Sot varroset 14 vjeçarja nga Vitomirica e Pejës, Edoneta Mehmetaj e cila nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra si pasojë e zjarrit në një pjesë të shtëpisë së saj.
Varrimi i së ndjerës bëhet në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Pejës.
Policia e Kosovës kishte njoftuar se një femër është ka marr lëndime trupore pasi një nga dhomat e shtëpisë së saj është përfshirë nga zjarri.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhej e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00 në Vitomiricë të Pejës.
“Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një dhomë e një shtëpie dhe si pasojë lëndime e trupore ka pësuar viktima femër kosovare, e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhej në raport.