Haxhiu: Kjo është luftë kundër UÇK-së, ambasadorët janë të pafytyrë

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se komuniteti ndërkombëtar perëndimor po tregohet i padrejtë karshi luftës së shqiptarëve për pavarësi të Kosovës.

Duke komentuar deklaratat e ambasadorëve të vendeve të Quintit, të cilët sot deklaruan se në Hagë nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës por individët, Haxhiu thotë se ata u treguan “të pafytyrë”

“Nuk mund të mos mendoj se kjo është luftë kundër UÇK-së”, tha Baton Haxhiu.

Haxhiu tutje shtoi se ka vizituar të gjitha zonat ku kishte luftime gjatë kohës së luftës dhe nuk ka mundur të shohë asnjë prej krimeve të cilat pretendohen në aktakuzë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.