Në Tiranë është mbajtur Konventa Ndërkombëtare e Turizmit.
Kjo ngjarje është organizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit.
Mirëpo në sesionin që është mbajtur të martën (04/04/2023), derisa folësit ishin duke diskutuar mbi turizmin, në prapavije është shfaqur një hartë e rajonit të Ballkanit, në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.