Anulohen seancat e caktuara nëpër gjykata në ditët e festave zyrtare

Disa seanca janë caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe gjykatat tjera për ditën e hënë dhe të martë, ditë këto që sipas kalendarit janë ditë të festave zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kryesusi Albert Zogaj, e ka konfirmuar se të hënën dhe të martën nuk do të punohet në gjykata, raporton “Betim për Drejtësi”.

Ndryshe, për ditën e martë ishin caktuar edhe seanca në raste të korrupsionit si rasti ndaj Ismet Halitit, i cili bashkë me Skender Canollin po akuzohen se në cilësi të personave zyrtar në Komunën e Prishtinës i kishin mundësuar H.V përfitim nga ndërtimet pa leje.

Po ashtu, të martën pra me 11 prill është caktuar edhe rasti “Subvencionet 1”, rast ky mediatik.

Ndryshe, në ueb- faqen e Gjykatës Themelore në Prishtinës, në orarin e seancave janë të evidentuara disa seanca gjyqësore, në departamente dhe divizione të ndryshme.

Sipas kalendarit të festave zyrtare, 11 prilli (e hënë- Dita e Kushtetutës) dhe 12 prill (e martë-Pashkët Katolike) janë festa zyrtare në Republikën e Kosovës.

Edhe Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar disa seanca gjyqësore sipas ueb-faqes zyrtare të kësaj gjykate.

Ndërsa, nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mirlinda Bytyqi Rexhepi ka thënë se seancat e caktuar janë caktuar për shkak se nuk e kanë ditur që janë ditë pushim.

Janë caktu sepse nuk e kena ditur qe është pushim se po punojna me fletore te avokatëve, mirëpo ato seanca janë anuluar dhe janë njoftuar palët”, tha nënkryetarja e kësaj gjykate.

Pos Ditës së Kushtetutës dhe festës së Pashkëve, deri në fund të vitit janë edhe 5 ditë tjera pushim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.