Gjendet i vdekur në Liqenin e Badocit, 76-vjeçari nga Lipjani

Këtë të mërkurë në Liqenin e Badocit është gjetur trupi i pajetë i Gafurr Gashit, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga e diela.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30,  nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është  gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin  mashkull G.G., i cili nga familjarët  është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, është shprehur Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.