Blero Muharremi ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për ndarjen nga Afrona Dika.
Pas intervistës që dha blogerja rreth një javë më parë , këngëtari ka qenë së fundmi i ftuar duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.
I njëjti hodhi poshtë deklaratat e ish-bashkëshortes duke thënë se arsyeja që ata u ndanë ishin paratë.

Siç zbuloi artisti, Afrona ka ndenjur me të gjatë kohës që ai qëndronte mirë financiarisht.
Blero mes tjerash tha se nuk ka qenë një ndarje e njëjtë me atë që ka pasur me ish-gruan e tij, Teuta Krasniqi.

Krijuesi i hitit “Fotografia” ka bërë krahasimin e kësaj ndarjeje me atë të Teutës, gjersa për këtë të fundit tha se ka qenë me një nivel të lartë edukativ.
“Unë kam pasur ndarje edhe më herët, siç e dini edhe ju. Ka qenë me një nivel të lartë edukativ me shumë mirëkuptim, por nuk e ka çdo njëri këtë gjë, këtë vlerë”, u shpreh ai.

Blero dhe Teuta ndërkohë kanë bashkë një vajzë të quajtur, Tara.
DTV