Moderatorja e njohur shqiptare, Megi Pojani, vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në rrjete sociale.
Ajo vetëm në Instagram numëron afro 500 mijë ndjekës, për të cilët shpërndan imazhe e video pa doreza.
Modelja së fundmi bashkë me motrat e saj kanë vizituar varrezat e të ndjerëve të tyre.
Siç rëndom bëjnë, ato kanë publikuar disa video, teksa çfarë mori më shumë vëmendje është se si motrat e famshme janë tallur në varreza.
Motra e Megit, Marsela ka hedhur një video në InstaStory, ku tregon atë duke pastruar varrin, qeshur, kërcyer dhe duke u tallur para familjarit të tyre të ndjerë.
Videoja në fjalë tashmë është bërë virale dhe ka marrë komente nga më të ndryshmet, kryesisht negative.
Bukuroshja e ekranit shquhet për stilin e saj, mënyrën se si shfaqet në publik dhe veprimet që bën.